• e hënë, 23 dhjetor 2024

Karton i kuq për gjuhën e urrejtjes - "Blloko urrejtjen". Ndaj dashuri!”

Karton i kuq për gjuhën e urrejtjes -
Shkup, 30 tetor 2022 (MIA) - Në terrenet e futbollit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) u mbajt manifestim sportiv për ngritjen e vetëdijes te të rinjtë, prindërve dhe simpatizantëve në kuadër të fushatës së përbashkët të Bashkimit Evropian. dhe Këshilli i Evropës me titull “Blloko urrejtjen. Ndaj dashuri!”. Filip Popovski, sekretari i përgjithshëm i FFM-së, e mbështeti ngjarjen për përhapjen e mesazheve pozitive për ndikimin e sportit dhe futbollit në gjeneratat e ardhshme, duke potencuar se futbolli është një platformë e shkëlqyer për dërgimin e mesazheve pozitive. Shtefen Hudolin, udhëheqës për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup, e theksoi rëndësinë e sportit dhe futbollit dhe ndikimin e tij tek të rinjtë. Lejla Dervishagiq, menaxhere operative e Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup theksoi se qëllimi i sportit është të lidhë njerëzit, të kontribuojë në shëndet dhe cilësi më të mirë të jetës, duke thyer barrierat duke ndërtuar besim dhe ndjenjë të përkatësisë. Seleksiounuesi i A reprezentacionit të Futbollit të Maqedonisë dhe një nga ambasadorët kundër gjuhës së urrejtjes në kuadër të fushatës, Blagoja Milevski porositi se futbolli nënkupton përhapjen e miqësisë, barazisë dhe promovimin e një jetese të shëndetshme dhe kulturës sportive. Fushata zbatohet në kuadër të projektit "Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Maqedoninë e Veriut", që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR