Karni pas takimit me Trampin: Bisedë konstruktive mes liderëve të dy kombeve të pavarura
- Kryeministri kanadez Mark Karni mbrëmë pas takimit me presidentin amerikan Donald Tramp tha se të dy liderët kishin "biseda shumë konstruktive" dhe se u takuan si "liderë të dy kombeve të pavarura sovrane".
- Post By Sara Ademi
- 09:02, 7 maj, 2025
Uashington, 7 maj 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez Mark Karni mbrëmë pas takimit me presidentin amerikan Donald Tramp tha se të dy liderët kishin "biseda shumë konstruktive" dhe se u takuan si "liderë të dy kombeve të pavarura sovrane".
Ai tha se SHBA-ja dhe Kanadaja janë më të fuqishme "kur punojnë së bashku", transmetoi Si-En-En.
"Kjo ditë shënon fundin e procesit të ridefinimit të asaj marrëdhënie pune ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë", tha Karin, duke shtuar se sërish do të takohet me Trampin në samitin e G7 në Alberta, të Kanadasë.
Ai tha se do të punojë në rritjen e sigurisë së Kanadasë në "botën gjtihnjë e më të rrezikshme dhe të ndarë".
"Mendoj se sot vendosëm një bazë të mirë", tha Karni, duke folur për vendosjen e sërishme të marrëdhënieve ekonomike dhe të sigurisë me SHBA-në.
Ai shtoi se ekziston mundësi për negocim të sërishëm për një marrëveshje të re tregtare dhe shtoi se zhvillimi i situatës do të ndiqet në javët në vijim.
Karni tha se ndjehet më mirë në lidhje me marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kanadasë në shumë aspekte pas takimit me Trampin. sa/