Karni: Kanadaja është gati të vazhdojë bisedimet tregtare me SHBA-në
- Kryeministri kanadez Mark Karni sot deklaroi se vendi i tij është gati të vazhdojë bisedimet tregtare me SHBA-në kur Uashingtoni të jetë gati, duke shtuar se Kanadaja nuk ka kontroll mbi politikën tregtare me fqinjin e saj jugor.
Otavë, 24 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez Mark Karni sot deklaroi se vendi i tij është gati të vazhdojë bisedimet tregtare me SHBA-në kur Uashingtoni të jetë gati, duke shtuar se Kanadaja nuk ka kontroll mbi politikën tregtare me fqinjin e saj jugor.
"Kolegët e mi po punojnë me homologët e tyre amerikanë në negociata të hollësishme konstruktive, diskutime për sektorë specifikë - çelik, alumin dhe energji", tha Karni përpara se të nisej nga Otava për në Kuala Lumpur, Malajzi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Azi.
"Ne jemi të përgatitur të vazhdojmë në atë rrugë", tha kryeministri kanadez.
Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se bisedimet tregtare me Kanadanë kanë mbaruar, pasi Ontario publikoi një reklamë politike ku citonte ikonën republikane, ish presidentin amerikan Ronald Regan, duke thenë se si tarifat shkaktojnë luftëra tregtare dhe katastrofë ekonomike.
“Bazuar në sjelljen e tyre skandaloze, TË GJITHA NEGOCIACIONET TREGTARE ME KANADAJËN JANË MBYLLUR”, shkroi Tramp në Truth Social.
Përpara udhëtimit të tij, Karni shtoi se Kanadaja mund të marrë kontrollin e partneriteteve dhe mundësive të reja, duke përfshirë ato me "gjigantët ekonomikë të Azisë". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s