Kardinalët katolikë bëjnë thirrje për armëpushim në botë përpara konklavës
- Kardinalët e Kishës katolike sot bënë thirrje urgjente për paqe, një ditë para se të tërhiqen në kapellën Sistina në Vatikan për të zgjedhur Papë të ri.
- Post By Fami Bajrami
- 15:51, 6 maj, 2025
Romë, 6 maj 2025 (MIA) - Kardinalët e Kishës katolike sot bënë thirrje urgjente për paqe, një ditë para se të tërhiqen në kapellën Sistina në Vatikan për të zgjedhur Papë të ri.
Në deklaratë të përbashkët, ata u bënë thirrje të gjitha palëve në konflikte mbarë botën që "të arrijnë armëpushim të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur".
Në deklaratën e publikuar nga Vatikani, theksohet se kardinalët "me keqardhje" vërejnë se nuk ka "përparim në promovimin e proceseve paqesore në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe shumë pjesë të tjera të botës".
Përkundrazi, thanë ata, "sulmet janë intensifikuar, veçanërisht kundër popullatës civile".
Kardinalët bënë thirrje për armëpushim "pa parakushte dhe pa anulim të mëtejshëm" me qëllim që të negociohet për "paqe që prej kohësh e dëshirojnë njerëzit e prekur dhe tërë bota".
Ata, gjithashtu, apeluan deri tek besimtarët, duke kërkuar prej tyre që të intensifikojnë lutjet e tyre për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Deklarata u dha gjatë Kongregatës së përgjithshme të Kolegjit të kardinalëve, takimi përfundimtar i kardinalëve para fillimit të konklavës.
Duke filluar prej nesër, kardinalët nën 80 vjeç, të cilët kanë të drejtë vote, do të votojnë për të zgjedhur një pasardhës të Papa Françeskut, i cili vdiq në Pashkë në moshën 88 vjeçare. rq/bsh/
Foto: EPA