Kardinalët hynë në Kapelën Sistina: Fillon zgjedhja e papës së ri
- – Kardinalët hynë në Kapelën Sistina, ku së shpejti do të fillojë konklava për zgjedhjen e papës së 267-të, njoftoi ANSA.
- Post By Fitore Curri
- 18:04, 7 maj, 2025
Vatikan, 7 maj 2025 (MIA) – Kardinalët hynë në Kapelën Sistina, ku së shpejti do të fillojë konklava për zgjedhjen e papës së 267-të, njoftoi ANSA.
Pas hyrjes, kardinalët ndalen në vendet e tyre, ku tashmë janë përgatitur materialet për votim.
Tavolinat, e mbuluara me mbulesa ngjyrë kafe dhe të zbukuruara me perde të kuqe, janë shpërndarë në katër radhë – dy nga ana e djathtë dhe dy nga ana e majtë.
Kardinalët do të japin betim, pas çka do të jepet urdhri tradicional “Ekstra omnes” (latinisht: Extra omnes – “Të gjithë jashtë”), ndërsa dyert e Kapelës Sistine do të jenë të mbyllura.
Kardinalët do të votojnë njëherë sot, ndërsa sinjali i parë për tym do të jepet nga oxhaku i Kapelës Sistine rreth orës 19:00 sipas kohës lokale. Pritet që tymi të jetë i zi, që do të nënkuptojë se nuk është zgjedhur papa.
Nëse tymi është i bardhë, kjo do të nënkuptojë se është zgjedhur trashëgimtari i 267-të i Shën Pjetrit dhe udhëheqësi i ri i Kishës Katolike. fc/
Foto: EPA