• e hënë, 23 dhjetor 2024

Karavani diplomatik për vizitë në Kërçovë

Karavani diplomatik për vizitë në Kërçovë
Kërçovë, 15 prill 2022 (MIA) – Karavani diplomatik i përbërë nga ambasador dhe përfaqësues nga më shumë Ambasada dhe zyre ndërlidhëse në vend sot ishte për vizitë në Kërçovë, ku u realizuan takime me kryetarin e Komunës Fatmir Dehari, i cili u prezantoi mundësitë e Komunës së Kërçovës, ndërlidhjen infrastrukturore dhe gjasat për zhvillim të shpejtë të rajonit. “Sot kisha mundësinë të prezantojë mundësitë për komunën tonë për zhvillimin e biznes sektorit. Kjo ishte mënyra ideale për tu paraqitur para tridhjetë përfaqësueseve të Ambasadave të pranishëm në vend. Kjo nismë është mundësi e shkëlqyeshme për të realizuar më shumë projekte”, tha Dehari. Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal Ramiz Rexhepi, theksoi se qëllimi i karvanit me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të huaja është që nga afër të njihen me mundësitë e investimit të ZZHTI Kërçovë. Ndërsa, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Fatmire Isaki rikujtoi se kjo është mundësi e shkëlqyeshme Ambasadat të njoftojnë kompanitë e tyre për mundësitë që japin komunat për investimin në vend. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR