• e premte, 22 nëntor 2024

Kapen emigrantë nga Nepali, arrestohen dy persona nga Kumanova

Kapen emigrantë nga Nepali, arrestohen dy persona nga Kumanova

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA)- Dje në fshatin Tabanoc të Kumanovës, në udhëkryqin për fshatin Llojanë të Likovës, nëpunës policorë nga Njësia  për krime ndërkufitare, migracion të huaj dhe pranim Kumanovë në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri kanë privuar nga liria personat  B. R. (41) nga fshati Mateç, Likovë dhe personin L.L. 

Siç njofton MPB, gjatë kontrollit në veturën  “Mercedes” me targa të Kumanovës drejtuar nga B.R., dhe shoqëruesi L.L., janë gjetur dy emigrantë nga Nepali. 

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të iniciohet kallëzimi  përkatës.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR