• e diel, 22 dhjetor 2024

Kaos në parlamentin shqiptar, foltorja e bllokuar, rrahje mes deputetëve

Kaos në parlamentin shqiptar, foltorja e bllokuar, rrahje mes deputetëve

Tiranë, 30 tetor 2023 (MIA) - Mbledhja plenare e shtëpisë ligjvënëse shqiptare vonë pasdite filloi me tensione, pasi që deputetët e opozitës e bllokuan foltoren.

Pjesëtarë të Gardës nacionale menjëherë u sistemuan rreth foltores, mbi të cilën janë edhe karriget ku ulen përfaqësuesit e Qeverisë.

Debati eskaloi me zënkë fizike, kur deputeti i opozitës, Bledion Nalbati e sulmoi fizikisht deputetin e Partisë socialiste, Vullnet Sina.

Menjëherë më pas u ndërpre transmetimi i drrejtpërdrejtë i mblehdjes, ndërsa Nalbati u urdhërua të largohet nga salla, gjë të cilën ai nuk e bëri.

Gjendja u bë më tensionuese, kështu që kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla e ndërpreu edhe këtë mbledhje, si edhe të kaluarën, kur 45 deputetë të opozitës, ithtarë të Sali Berishës e bllokuan foltoren, por edhe hapësirën e caktuar për përfaqësuesit e Qeverisë. ab/

Foto: Parlamenti

QËNDRONI TË LIDHUR