• e martë, 26 nëntor 2024

Kandidati për shef të interpolit është dyshuar për rrëmbim dhe tentim për zhvatje të dy biznesmenëve

Kandidati për shef të interpolit është dyshuar për rrëmbim dhe tentim për zhvatje të dy biznesmenëve

Lion, 24 qershor 2024 (MIA) - Kandidati për shef të ardhshëm të Interpolit, Mubit Nava nga Zambia, është akuzuar për përfshirje në rrëmbim, arrestim, sulm dhe tentativë për zhvatje të dy biznismenëve indianë.

Avokatët Vinod dhe Udit Sadu i kanë shkruar Interpolit, duke thënë se akuzat kundër Mubita Nava, zëvendëskomisioneri i policisë së Zambisë, tregojnë se ai është "i pavolitshëm" për të qenë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i asaj organizate, shkruan "Gardian".

Nava, i cili mbështetet nga vendet - anëtare të Unionit Afrikan, është një nga katër, të cilët janë përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e udhëheqësit të Interpolit, ndërsa pritet së shpejti të publikohet se kush do ta ndërmerrë atë pozitë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR