• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kandidati për president dhe liderët e VLEN-it takojnë të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Frangesh

Kandidati për president dhe liderët e VLEN-it takojnë të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Frangesh

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Në selinë e Lëvizjes Demokratike, liderët dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit VLEN z. Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu bashkë me kandidatin për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari realizuan takim me Anzhej Frangesh, i dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor i përgjithshëm për Çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë.

Fokus i takimit ishin zhvillimet politike në vend dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe e ardhmja evropiane e vendit. Në këtë drejtim liderët e koalicionit VLEN siguruan z. Frangesh, se koalicioni VLEN, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe si qeverisje e ardhshme, do të dedikojë tërë kapitalin e saj politik në realizimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, përmbyllejn e sukseshme të negociatave për anëtarësim në BE, dhe rritjen e kohezionet me vendet evropiane në sektorë kyç siç janë shteti i së drejtës, infrastruktura dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm shoqëror.

Liderët e VLEN-it falënderuan Frangesh për rolin jetik të Sllovenisë në avancimin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ruajtjen e sigurisë dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.  
 
Ndryshe, në takim prezent ishin edhe bashkëpunëtorja e të Dërguarit të Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor,  Maja Novak Drnovshçek si dhe  Ambasadori slloven në Shkup, Gregor Presker. mb/

Foto: Koalicioni VLEN

QËNDRONI TË LIDHUR