• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kandidati për ministër të Mjedisit Jetësor Huliak paralajmëron referendum për daljen e Sllovakisë nga BE dhe NATO

Kandidati për ministër të Mjedisit Jetësor Huliak paralajmëron referendum për daljen e Sllovakisë nga BE dhe NATO

Bruksel, 23 tetor 2023 (MIA) – Kandidati për ministër të Mjedisit Jetësor të Sllovakisë, Rudolf Huliak, nominimin e të cilit nuk e pranon presidentja e shtetit Zuzana Çaputova, ka paralajmëruar se do të përpiqet të iniciojë referendum për daljen e Sllovakisë nga BE dhe NATO.

"Në kuadër të Partisë kombëtare sllovake do të përpiqem të inicioj referendum të detyrueshëm për tërheqjen e Sllovakisë nga Aleanca veriatlantike dhe Bashkimi Evropian", deklaroi Huliak në paraqitjen në emisionin shtetëror të televizionit RTVS.

Emërimi i qeverisë së re sllovake është bllokuar për shkak të refuzimit të {aputovës për ta pranuar nominimin e Huliak ku si ministër i Mjedisit Jetësor është propozuar nga Partia kombëtare sllovake e krahut të djathtë (SNS), një nga tre anëtarët e kabinetit të ri qeveritar së bashku me partitë Socialdemokrate sllovake (SMER-SSD) të mandatarit Robert Fico dhe Glas - Demokracia sociale (HLAS-SD) i Peter Pelegrinit.

Ndaj deklaratës së Huliak për “Slovegzit” dhe tërheqjen e Sllovakisë nga Aleanca ka reaguar Pelgerini i cili deklaroi se partia e tij do të insistojë që në deklaratën programore të Qeverisë së re të theksohet qartë përkushtimi për “forcimin e Sllovakisë në NATO dhe BE”.

Ai më parë deklaroi se HLAS-SD do të largohet nga qeveria nëse ajo ndryshon kursin e politikës së jashtme të vendit.

Referendumet për daljen e Sllovakisë nga BE dhe NATO kanë qenë premtim parazgjedhor i partisë së ekstremit të djathtë- Republika e cila për pak nuk arriti të kalojë pragun elektoral për hyrjen në Parlament.

Ndryshe, përpjekjet e mëparshme për të organizuar referendume të ngjashme në Sllovaki kanë qenë të pasuksesshme.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR