• e premte, 05 dhjetor 2025

Kandidati për kryetar të Dibrës nga VLEN, Mela, në takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive

Kandidati për kryetar të Dibrës nga VLEN, Mela, në takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive

Dibër, 4 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Dibrës, nga VLEN, Fisnik Mela, pati sot takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive.

"Sot, së bashku me ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, mbajtëm një takim të rëndësishëm me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive në Dibër. Konstatuam se Dibra ka potencial të jashtëzakonshëm, energji rinore dhe njerëz të përkushtuar për zhvillimin e qytetit", informoi Mela.

Ai shtoi se janë zotuar që "ta bëjnë këtë votë pjesë të planeve të tyre konkrete për të ardhmen".

"Si kryetar i ardhshëm i komunës, premtoj se do të krijojë kushte më të mira për shoqatat, sportin dhe të rinjtë - sepse Dibra meriton mbështetjen tonë me projekte të prekshme, transparencë dhe zhvillim sipas standardeve evropiane. Dibra ecën përpara vetëm me një vizion të qartë dhe me përfshirjen e të gjithëve", tha ai.

Paraprakisht ai u takua me Forumin e grave të VLEN, të cilëve u shpreh mirënjohjen e tij të madhe për mbështetjen e tyre të fortë.

Mela, i cili aktualisht është zëvendësdrejtor i DAP-it, në zgjedhje mbështetet nga VMRO-DPMNE, e cila në këto zgjedhje nuk ka kandidat për kryetar komune por vetëm listë kandidatësh për këshilltarë. mb/

Foto: Profili i FB të Melës

QËNDRONI TË LIDHUR