• e diel, 22 dhjetor 2024

Kandidati për eurokomisar të ri holandez Hukstra nesër në "dëgjim" tek Fon der Lajen

Kandidati për eurokomisar të ri holandez Hukstra nesër në

Bruksel, 28 gusht 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen nesër do të ketë bisedë me kandidatin holandez për eurokomisar Vopke Hustra, i cili duhet ta trashëgojë përfaqësuesin e deritanishëm të Holandës në trupin ekzekutiv të BE-së, Frans Timermans.

Nëse Fon der Lajen e miraton nominimin e Hukstrës, ai do të duhet të përballet edhe me eurodeputetët, disa prej të cilëve, para së gjithash ata nga radhët e partive majtiste, shprehën skepticizëm rreth zgjedhjes së tij.

Qeveria në Hagë të premten e propozoi ministrin aktual holandez zë Punëve të jashtme Hukstra për trashëgues të Timermansit, i cili javën e kaluar u tërhiq zyrtarisht nga Komisioni evropian për ta kryesuar bllokun e Partisë së tij laburiste (PVDA) dhe TË Majtës së Gjelbër (GL) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Holandë të caktuara për në nëntor dhe të jetë kandiat për kryeministër nga ky koalicion.

Por, në radhët e partive majtiste në parlamentin evropian ka rezerva ndaj nominimit të Hukstrës, i cili vjen nga radhët e Thirrjes kristiano-demokratike (CDA), anëtare e Partisë konservatore popullore evropiane (EPP), posaçërisht rreth emërimit të tij të mundshëm për të kryesuar m implementimin e Marrëveshjes së gjelbër evropiane.

Hukstra të premten shprehi gatishmëri për ta ndërmarrë kryesimin me portofolin e gjelbër, duke e quajtur ngrohjen globale - "një prej temave më të mëdha të kohës sonë", megjithatë nuk është e sigurt se ai do t'i marrë kompetencat për zbatim të Marrëveshjes së gjelbër evropiane.

Извршниот потпретседател на Европската Комисија, Франс Тимерманс, одби да биде дел од традиционалната институционална фотографија помеѓу членовите на Европската Комисија и новата земја претсе

Kjo posaçërisht që eurodeputetët nga EPP e tij zhvilluan fushatë të ashpër kundër propozim-ligjit për ripërtëritje të natyrës, të propozuar nga Timermans, i cili kaloi në Parlamentin evropian me shumicë të ngishtë dhe po tenton ta ngadalësojë implementimin e legjislatirës lidhur me Marrëvehsjen e gjelbër evropiane.

Siç lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga brukseli, Grupi id eputetëve të SD të premten kumtoi se duke i pasur parasysh "manovrat e kohëmëparshmet cinike dhe populoste të EPP-së konservatore për ta ngadalësuar Marrëvehsjene  gjelbër, për ne është me rëndësi kyçe portofoli klimatik të mbetet në duart e familjes së socialistëve dhe demokratëve".

Nga ana tjetër, EPP e përshëdneti nominimin e Hukstrës me vlerësim se emërimi i tij i mundshëm në detyrën lidhur me politikën klimatike, do të ofronte mundësi reale për bisedime të reja politike rreth agjendës së gjelbër të BE-së.

Foto: МIА Arkivi/

QËNDRONI TË LIDHUR