• e premte, 05 dhjetor 2025

Kandidati i VLEN, Fisnik Mela shpalli fitoren në Dibër

Kandidati i VLEN, Fisnik Mela shpalli fitoren në Dibër

Dibër, 2 nëntor 2025 (MIA) - Në Dibër, pas raundit të dytë të votimit, kandidati i VLEN, Fisnik Mela shpalli fitoren.

Sipas Shtabit zgjedhor ai ka fituar mbi 700 vota më shumë se kundërshtari i tij, Ramadan Imeri i cili ishte kandidat i pavarur.

Fisnik Mela (41) është magjistër i TI-së, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai është zëvendësdrejtor aktual i Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

"Ju falënderoj për atmosferën zgjedhore të qetë dhe demokratike dhe për mbështetjen që më keni dhënë në mënyrë që të mund t'i rikthejmë optimizmin, unitetin dhe dinjitetin Dibrës. Nga nesër, fillon një epokë e re për komunën e Dibrës dhe gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre. Qoftë e bekuar Dibra dhe populli i Dibrës, për një të nesërme më të mirë ku së bashku me pushtetin qendror dhe mbështetjen e emigrantëve tanë do t'ia kthejmë dinjitetin Dibrës të cilin e meriton", ka thënë Mela në një fjalim të shkurtër drejtuar një numri të madh qytetarësh në festën e fitores.

Ai u kërkoi të pranishmëve të festonin me dinjitet, siç kaloi edhe fushata dhe ditët e zgjedhjeve.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR