• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kandidatët për kryeministër britanik kanë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve

Kandidatët për kryeministër britanik kanë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve
Londër, 20 tetor 2022 (MIA) – Kandidatët për kryeministër të Britanisë së Madhe do të kenë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë për të marrë pjesë në votimin e së hënës.
Pragu i lartë do të thotë që maksimumi tre kandidatë do të kalojnë fazën e parë. Nominimet mbyllen të hënën në orën 14:00 me orën lokale. Nëse shfaqen dy kandidatë, anëtarët e Partisë Konservatore do të votojnë për ta onlajn dhe fituesi do të shpallet të premten e ardhshme.
Nëse vetëm një kandidat kalon censusin, ai do të shpallet fitues të hënën. Rezultatet e para në garën për kreun e Partisë Konservatore do të shpallen të hënën në orën 18:00 me orën lokale, thuhet në njoftimin e partisë. Nëse është e nevojshme të mbahet raundi i dytë i votimit, rezultati do të shpallet të hënën në orën 21:00. Përpara se anëtarët e partisë të votojnë, deputetët do të kenë një votë "indikative" për dy kandidatët, duke bërë të qartë se kush është zgjedhja e deputetit konservator. Fituesi do të zgjidhet më 28 tetor. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR