• e martë, 24 dhjetor 2024

Kancelari gjerman për vizitë në Kinë në fillim të nëntorit

Kancelari gjerman për vizitë në Kinë në fillim të nëntorit
Bruksel, 21 tetor 2022 (MIA)- Kancelari gjerman Olaf Sholc sot në Bruksel deklaroi se në fillim të nëntorit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kinë e cila do të jetë vizita e parë e një lideri nga vendet e Bashkimit Evropian që nga nëntori i viti 2019. “Këtë udhëtim e kam planifikuar prej kohësh dhe është vizita inauguruese para konsultimeve ndërqeveritare kineze-gjermane", deklaroi Sholc pas samitit të BE-së në Bruksel. Zëdhënësi i tij deklaroi se vizita është caktuar për "në fillim të nëntorit", ndërsa sipas mediave gjermane, vizita do të jetë rreth datave 3 dhe 4 nëntor. Vizita e fundit në Kinë nga një shefi i shtetit apo qeverie të BE-së ka qenë në nëntor të vitit 2019 nga presidenti francez Emanuel Makron. Marrëdhëniet e BE-së me Kinën kanë qenë temë sot në samitin e liderëve të BE-së të cilët duan të përcaktojnë një qëndrim të përbashkët ndaj këtij vendi për shkak të tensioneve në rritje mes Pekinit dhe Uashingtonit. “BE-ja refuzon të jetë naive për Kinën, por dëshiron të shmangë logjikën e një konfrontimi sistematik me Pekinin”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR