Kancelari gjerman Merc i përshëndet përpjekjet e Trampit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
- Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se i përshëndet përpjekjet e Presidentit amerikan Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të arritur paqe të qëndrueshme, pas samitit në Alaskë midis Trampit dhe liderit rus Vladimir Putinit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:22, 16 gusht, 2025
Berlin, 16 gusht 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se i përshëndet përpjekjet e Presidentit amerikan Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të arritur paqe të qëndrueshme, pas samitit në Alaskë midis Trampit dhe liderit rus Vladimir Putinit.
"Ukraina mund të konsiderojë në solidaritetin tonë të palëkundur, derisa punojmë për një paqe që do të mbrojë interesat vitale të Ukrainës dhe Evropës në fushën e sigurisë", ka shkruar Merci në platformën "Iks", duke përsëritur pjesë të deklaratës së përbashkët të miratuar sot nga liderët evropianë.
Foto: Arkivi