• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kancelari gjerman e dënon "sjelljen agresive" të Rusisë në Poloni

Kancelari gjerman e dënon

Berlin, 10 shtator 2025 (MIA) – Kancelari gjerman Fridrih Merc iu bashkëngjit liderëve të tjerë evropianë në dënimin e sulmit të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, që shënon përshkallëzim serioz të marrëdhënieve ndërmjet Moskës dhe NATO-s, njoftoi DPA. 

“Rusia rrezikoi jetë njerëzish në një vend i cili është pjesë e NATO-s dhe BE-së”, tha Merci në Berlin. 

Ai i përshkroi ngjarjet e mbrëmshme si akt i papërgjegjshëm i cili është pjesë e një varg provokimesh në rajonin e Detit Baltik dhe të krahut lindor të NATO-s.

“Qeveria gjermane e dënon sjelljen agresive të Rusisë shumë ashpër”, theksoi Merci.

Ai tha se Varshava sot në mëngjes i ka informuar aleatët e saj nga NATO për sulmin e dronëve të armatosur rusë në hapësirën e saj ajrore. 

“Është mirë që Polonia, së bashku me aleatët e saj të NATO-s, arriti ta njohë këtë rrezik në kohë dhe ta eliminojë atë”, tha Merci, duke shtuar se aleanca është dhe do të mbetet e gatshme të mbrohet. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR