Kanadaja thotë se sulmi i dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë është "i papërgjegjshëm dhe i përshkallëzuar"
- – Kryeministri kanadez Mark Karni e quajti sulmin e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë akt “i papërgjegjshëm dhe i përshkallëzuar”, duke shtuar se Otava koordinohet ngushtë me aleatët e saj nga NATO.
- Post By Fitore Curri
- 20:25, 10 shtator, 2025
Otavë, 10 shtator 2025 (MIA) – Kryeministri kanadez Mark Karni e quajti sulmin e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë akt “i papërgjegjshëm dhe i përshkallëzuar”, duke shtuar se Otava koordinohet ngushtë me aleatët e saj nga NATO.
Karni tha se incidenti e thekson nevojën e rritjes së presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin që ta ndërpresë luftën në Ukrainë.
“Mbetemi të zgjuar në lidhje me përpjekjet ruse për përhapjen dhe vazhdimin e konfliktit në Ukrainë. Putini tregoi edhe një herë se nuk ka respekt ndaj rrugës drejt paqes”, shtoi kryeministri kanadez.
Kanadaja është një nga aleatet më të zëshme ndërkombëtare të Kievit dhe siguroi miliarda dollarë për mbështetje financiare dhe ushtarake të Ukrainës.
Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Anita Anand paraprakisht tha se dëmtimi i hapësirës ajrore polake është “edhe një shembull i tmerrshëm për refuzimin e Putinit që të angazhohet drejt paqes”.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nuk ka planifikuar sulme ndaj caqeve në Poloni, ndërsa ushtruesi rus i detyrës në Varshavë tha se fluturaket pa pilot erdhën nga Ukraina dhe e akuzoi qeverinë polake për "ndjenja anti-ruse". fc/
Foto: EPA