• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kanadaja premton ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Kanadaja premton ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Otavë 22 shtator 2023 (MIA) – Kanadaja do të ofrojë ndihmë ushtarake shtesë prej 480 milionë dollarë për Ukrainën në tre vitet e ardhshme, deklaroi sot kryeministri kanadez Xhastin Trudo para Parlamentit kanadez gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Trudo paralajmëroi se si pjesë e kësaj ndihme, Kanadaja do të dërgojë më shumë tanke Leopard 2 në Ukrainë.

Përveç kësaj, në Ukrainë gjatë tre viteve do të dërgohen 50 automjete të blinduara, përfshirë automjete të evakuimit mjekësor që do t'i bëjnë punëtorët kanadezë në Ontario.

Në fjalimin e tij para deputetëve, Zelenski i bëri thirrje Kanadasë që të qëndrojë pranë vendit të tij deri në fitore.

Kjo është vizita e parë e Zelenskit në Kanada që kur Rusia filloi invazionin e saj në Ukrainë në shkurt 2022. Ai më parë foli në parlamentin kanadez përmes video-lidhjes, por kjo ishte në fillim të luftës.

Foto: Trudo në X

QËNDRONI TË LIDHUR