Kanadaja planifikon ta njohë shtetin e Palestinës në shtator
- Kryeministri Mark Karni deklaroi se Kanadaja planifikon ta njohë shtetin e Palestinës në mbledhjen e KB-së në shtator, duke bërë presion ndaj Izraelit sepse uria në Gaza po përkeqësohet.
- Post By Sara Ademi
- 07:47, 31 korrik, 2025
Otavë, 31 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Mark Karni deklaroi se Kanadaja planifikon ta njohë shtetin e Palestinës në mbledhjen e KB-së në shtator, duke bërë presion ndaj Izraelit sepse uria në Gaza po përkeqësohet.
Njoftimi erdhi pasi Franca javën e kaluar deklaroi se do ta njohë shtetin e Palestinës, ndërsa një ditë më vonë Britania e Madhe njoftoi se do ta bëtë atë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në shtator nëse luftërat në Rripin e Gatës nuk ndalen deri atëherë.
Karni u tha gazetarëve se realiteti i terrenit, duke përfshirë edhe urinë e banorëve në Gaza, do të thotë se "perspektiva për shtetin palestinez po zhduket para syve tanë".
"Kanadaja e dënon faktin se qeveria izraelite ka lejuar të ndodhë katastrofa në Gaza", shtoi ai.
Karni tha se njohja e planifikuar është nxitur pjesërisht nga garancionet e përsëritura të autoritetit palestinez, i cili përfaqëson shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara, se do ta reformojë qeverinë e tij dhe se është e gatshme të mbajë zgjedhje të përgjithshme në vitin 2026 në të cilat Hamasi "nuk do të mund të marrë pjesë".
Njoftimet për njohjen e shtetit të Palestinës nga ana e disa aleatëve më të afërt të Izraelit pasqyrojnë zemërimin ndërkombëtar në rritje për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga Izraeli për ushqim dhe ndihmë tjetër për Gazën, si dhe për krizën e rëndë humanitare atje. Grupi botëror për monitorimin e urisë paralajmëroi se enklava përballet me skenarin më të keq të urisë.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës mbrëmë raportoi edhe shtatë raste të vdekjes të lidhura me urinë, duke përfshirë edhe një vajzë dy vjeçare me probleme shëndetësore. Qeveria në Gaza, e udhëhequr nga Hamasi, njoftoi se armata izraelite ka vrarë të paktën 50 njerëz në periudhën prej tre orëve mbrëmë derisa kanë tentuar të marrin ushqim nga kamionët për ndihma të KB-së që mbërrijnë në enklavën veriore.
Izraeli dhe aleati i tij më i afërt, SHBA, dënuan komentet e Karnit.
"Ndryshimi i qëndrimit të qeverisë kanadeze për momentin është një shpërblim për Hamasin dhe u bën dëm përpjekjeve për arritje të armëpushimit në Gaza dhe lirimin e pengjeve", thuhet në kumtesën e Ministrisë izraelite të punëve të jashtme.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dha komente të ngjashme pas njoftimeve të Francës dhe Britanisë së Madhe.
Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, i cili kërkoi anonimitet, tha se presidenti Donald Tramp, gjithashtu, e konsideron njohjen e shtetit të Palestinës si të gabuar dhe "shpërblim për Hamasin".
I dërguari special i SHBA-së, Stiv Vitkof, sot do ta vizitojë Izraelin për të biseduar për situatën në Gaza. Trampi këtë javë tha se pret të vendosen disa qendra për ushqim në enklavë.
Shteti i Palestinës është një shtet vëzhgues, por nuk ka anëtarësim me të drejtë të plotë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së nga viti 2012. Ajo është e njohur nga më shumë se tre të katërtat e 193 vendeve anëtare në asamble.
Xhonatan Panikof, ish zëvendës drejtor i inteligjencës kombëtare të SHBA-së për Lindjen e Mesme, tha se njohja e Palestinës ka pasur për qëllim "ta rrisë presionin ndaj Izraelit për ta detyruar të kthehet në paradigmat e dy shteteve". Por, ai shtoi se postimi në Kanada "me siguri do të jetë vetëm simbolik dhe rrezikon të minojë marrëdhëniet e tyre me aleatin e tyre shumëvjeçar Izraelin".
Presidenti francez Emanuel Makron, i cili bisedoi me Karnin para postimit të kryeministrit kanadez, tha se njohja e Palestinës "do ta përjetojë perspektivën për paqe në rajon". sa/
foto: EPA