• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kanadaja e ulë emigracionin për ta zbutur presionin ndaj sistemit për banim dhe ndihmës sociale

Kanadaja e ulë emigracionin për ta zbutur presionin ndaj sistemit për banim dhe ndihmës sociale

Otavë, 25 tetor 2024 (MIA) - Kanadaja shkoi shumë larg me përgjigjen e vet ndaj mungesës së fuqisë së punës pas pandemisë, tha kryeministri Xhastin Trudo, përderisa qeveria e tij paralajmëroi plan për ulje të emigracionit për ta zbutur presionin ndaj banimit dhe shërbimeve sociale.

Mendimi publik në vend, e cila historikisht krenihet me statusin e vet të vendit i cili i pranon të ardhurit e rinj, kohë më parë doli kundër emigracionit, të cilin e akuzon për ulje të qasjes drejt banesave.

"Në kohët turbulente kur dolëm nga panedmia, mes zgjidhjes së nevojave për fuqi të punës dhe mirëmbajtjes së rritjes së popullatës, nuk e arritëm baraspeshën e vërtetë", tha Trudo.

Pritet që Kanadaja të sjellë 395.000 banorë të rinj të përhershëm në vitin 2025, 380.000 në vitin 2026 dhe 365.000 në vitin 2027, që është ulje prej 485.000 këtë vit.

Kjo është ulja e parë pas shumë viteve pasi që Otava filloi të miratojë plane shumëvjeçare për emigracion në vitin 2018. Kanadaja planifikonte të sjellë 500.000 vitin e ardhshëm dhe po aq në vitin 2027.

Njëkohësisht, planifikohet ulje e numrit të banorëve të përkohshëm për qindra mijë në vit, ceket në kumtesën e departamentit për emigracion.

Qeveria shpreson se mbi një milion njerëz të cilëve u skadojnë vizat në vitet e ardhshme do të largohen vullnetarisht.

Anketat tregojnë se numër gjithnjë e më i madh i kanadezëve mendojnë se Kanadaja pranon shumë emigrantë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR