• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kanadaja do të ndajë 24.5 milionë dollarë për blerjen e sistemeve për mbrojtje ajrore për Ukrainën

Kanadaja do të ndajë 24.5 milionë dollarë për blerjen e sistemeve për mbrojtje ajrore për Ukrainën

 Otavë, 17 shtator 2023 (MIA) - Kanadaja do të ndajë 24,5 milionë dollarë për furnizim të përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes me Britaninë e Madhe për sisteme për mbrojtje ajrore për Ukrainën, deklaroi ministri kanadez i Mbrojtjes Bill Bler.

 Bleri theksoi se kjo është pjesë e ndihmës ushtarake në vlerë gjysmë miliardë dollarë kanadezë (rreth 370 milionë dollarë amerikanë) që kryeministri Xhastin Trudo i ka premtuar Ukrainës gjatë vizitës së tij në Kiev në qershor.

 Kanadaja, shtëpia e një prej diasporave më të mëdha ukrainase në botë, është një mbështetëse e zëshme e Kievit. Që nga fillimi i pushtimit rus, ajo i ka siguruar ndihmë Ukrainës në vlerë rreth 6 miliardë dollarë, prej të cilave rreth një e katërta është destinuar për mbështetje ushtarake.

 Autoritetet kanadeze kanë bashkëpunuar me vende të tilla si SHBA-ja, Holanda dhe Danimarka për të marrë me qira qindra raketa për mbrojtje ajrore me rreze të shkurtëra dhe të mesme dhe sisteme të ngjashme.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR