Kanadaja do të dhurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën
- Post By Fitore Curri
- 18:16, 12 tetor, 2022

Otavë, 12 tetor 2022 (MIA) - Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand, sot, pas bisedimeve me homologun e saj ukrainas Aleksej Reznikov, deklaroi se vendi do të dhurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën e cila përfshin municion, pajisje për komunikim, rroba dimërore, vetura të blinduara dhe artileri.
"Sot kisha takim me mikun tim Aleksej Reznikov që të dërgoj porosi të qartë: jemi me ju", shkroi Anand në publikimin në rrjetin social Tuiter.
Anand shtoi se Kanadaja do të vazhdojë t'i trajnojë forcat ukrainase me aftësitë të cilat u janë të nevojshme për luftë dhe fitore. fc/