• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kan nxjerret para gjyqit

Kan nxjerret para gjyqit

Islamabad, 10 maj 2023 (MIA) - Ish kryeministri i Pakistanit, Imran Kan sot është marrë në pyetje, ku nga gjykatësi u kërkua të miratojë paraburgim prej 14 ditëve.

Pritet që gjykatësi vendimin për paraburgimin e Kanit ta kumtojë gjatë ditës.

Kan u arrestua dje me akuzë për më shumë raste të korrupsionit. Arrestimi i tij shkaktoi demonstrata të dhunshme të ithtarëve të tij në më shumë qytete. Vetëm në provincën pakistaneze Penxhab janë arrestuar 945 demonstrata, ndërsa në trazirat janë lënduar 130 policë. Të paktën 2.000 demonstrues ende janë rreth rezidencës në Lahore, e cila u dëmtua nga zjarri.

Mbështetësit e ish kryeministrit pakistanez Kan për sot kanë përgatitur marsh protestues deri në kryeqytetin Islamabad. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR