• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kan: Arsyeja e urdhrit për arrestin e Putinit nga GJNP-ja është e errët, nuk është koha për triumfalizëm

Kan:  Arsyeja e urdhrit për arrestin e Putinit nga GJNP-ja është e errët, nuk është koha për triumfalizëm

Kiev, 20 mars 2023 (MIA) - Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Kan, sot deklaroi se Gjykata duhej të ndërmarrë aksion kundër presidentit rus Vlladimir Putin për gjoja krimet e luftës dhe se bëhet fjalë për një urdhër "të errët", ndërsa jo për një moment të përkëdheljes pas shpine.

GJNP të premten pasdite lëshoi urdhëresë për arrestimin e presidentit rus për shkak të dyshimit se është përgjegjës për deportimin ilegal të fëmijëve dhe dërgimin ilegal të njerëzve nga territori i Ukrainës në Federatën Ruse.

Moska i hodhi poshtë akuzat dhe beson se urdhëresa për arrestim nga GJNP-ja është e papranueshme, por edhe e pakuptimtë, duke përkujtuar se Rusia nuk është anëtare e Statusit rom, si dhe shumë vende tjera  dhe nuk e pranon juridiksionin e GJNP-së.

Statusi rom me të cilin në vitin 2002 ishte themeluar GJNP, deri tani është ratifikuar nga 123 shtete. Megjithatë ndër to nuk është SHBA-ja, Kina, Izraeli, Pakistani, Arabia Saudite, Turqia dhe Irani, dhe as India, e cila është nikoqire e takimit të G-20 në shtator, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe presidenti rus.

"Me të vërtetë bëhet fjalë për një rast shumë të trishtuar dhe të errët që gjyqtarët e GJNP-së, ose në ndonjë gjykatë tjetër, e ndjenë se është e domosdoshme, për herë të parë ndonjëherë, të lëshojnë urdhër arresti për arrestimin e liderit dhe funksionar të lartë të anëtares së përhershme të Këshillit për Siguri të KB-së", shtoi Kan.

GJNP, të premten, nën akuzat e njejta, gjithashtu, lëshoi urdhëresë për arrestimin e Marija Alekseevna Levova-Belova, komisare ruse për të drejtat e fëmijëve.

Rusia asnjëherë nuk e ka fshehur se ka dërguar mijëra fëmijë ukrainas në Rusi si pjesë e aksionit humanitar për mbrojtjen e të varfërve dhe fëmijëve të braktisur në zonën e konfliktit.

Ukraina pretendon se mijëra fëmijë ukrainas të deportuar birësohen nga familje ruse, të akomoduar në kampe dhe jetimore, u jepen pasaporta ruse dhe edukohen për të refuzuar shtetësinë ukrainase.

"Unë them, ktheni fëmijët, bashkoni sërish fëmijët. Nëse ka një gjë të vërtetë në pohimet se kjo është në interes të fëmijëve, ktheni në vendin e tyre të origjinës, në vend se t'u jepni pasaportë të huaj", tha Kan.

Kryeprokurori ukrainas Andrij Kostin deklaroi se zyra e tij ka filluar hetime për më shumë se 72.000 incidente lidhur me gjoja krimet e luftës dhe së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje për themelimin e zyrës së GJNP-së në Ukrainë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR