• e diel, 22 dhjetor 2024

Kanë përfunduar manovrat e përbashkëta detare të Rusisë dhe Kinës në Paqësor

Kanë përfunduar manovrat e përbashkëta detare të Rusisë dhe Kinës në Paqësor

Moskë, 19 gusht 2023 (MIA) - Marina e Rusisë dhe Kinës kanë përfunduar manovrat e përbashkëta detare në Paqësor, raportojnë mediat ruse.

Manovrat, të cilat zgjatën më shumë se tre javë, përfshinin më shumë se 50 ushtrime stërvitore dhe kushte të simuluara luftarake, tha në një deklaratë Flota Ruse e Paqësorit.

Pas manovrave, anijet ruse lundruan nëpër ujërat e Detit të Kinës Lindore në rrugë për në portin kinez të Kingdaos, thuhet në kumtesën e flotës ruse të Paqësorit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR