• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kameron në Gjermani në bisedime për Ukranën dhe Gazën

Kameron në Gjermani në bisedime për Ukranën dhe Gazën

Berlin, 7 mars 2024 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron do të bisedojë për rritjen e mbështetjes për Ukrainën dhe përpjekjet për sigurimin e ndihmës më të madhe humanitare për Gazën në takimin e sotëm me kolegen e tij, Analena Berbok në Berlin.

Ata do të takohen vetëm disa ditë pasi mediat ruse publikuan një bisedë në internet midis zyrtarëve të lartë ushtarak gjermanë lidhur me Ukrainën, ku ata përmendin hollësira për operacionet e Britanisë së Madhe atje.

Gjatë dialogut të dytë strategjik vjetor midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, pritet që dy ministrat e Jashtëm të diskutojnë për ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe mënyrat për të ushtruar më shumë presion ndaj Rusisë.

Ata do të diskutojnë dhe për përparimin drejt një armëpushimi në Rripin e Gazës, ndihmën për enklavën palestineze dhe pengimin e migracionit të paligjshëm.

Kameron bëri thirrje për "forcë, qëndrueshmëri dhe unitet" në një deklaratë para bisedimeve me Berbok, por gjithashtu me siguri do të ngrejë çështjen e rrjedhjeve të informatave.

"Patjetër ta përforcojmë mbrojtjen tonë, të qëndrojmë pranë miqve tanë më të besueshëm si Gjermania dhe të kërkojmë aleatë të rinj", tha Kameron.

Gjermania deklaroi se Rusia ka publikuar bisedën për të krijuar një hendek midis Berlinit dhe aleatëve të tij. Në të, përfaqsuesit gjermanë përmendin vendosjen e trupave britanikë në Ukrainë dhe raketat britanike "Storm shadou". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR