• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kamalla Haris mblodhi gjysmë miliard dollarë donacione për fushatën presidenciale

Kamalla Haris mblodhi gjysmë miliard dollarë donacione për fushatën presidenciale

Uashington, 21 gusht 2024 (MIA) – Kandidatja e partisë nga radhët e demokratëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Kamalla Haris ka tubuar rreth gjysmë miliardë dollarë donacione për fushatën që kur ajo u bë kandidate.

Sipas disa burimeve anonime, Haris vetëm në javën e parë pas zgjedhjes si kandidate mblodhi 200 milionë dollarë, ndërsa në korrik gjithsej 310 milionë dollarë.

Kandidati i partisë Republikane, Donald Tramp, mblodhi rreth 138 milionë dollarë në korrik, pas çka në fillim të gushtit kishte rreth 327 milionë dollarë. Gjatë fushatës zgjedhore në vitit 2020, presidenti i SHBA-së Xho Bajden mblodhi pak më shumë se një miliard dollarë. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR