• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kamala Harris nuk do të jetë në Kongres kur Netanjahu do të mbajë fjalim

Kamala Harris nuk do të jetë në Kongres kur Netanjahu do të mbajë fjalim

Nju-Jork, 24 korrik 2024 (MIA) - Bojkoti nga një numër i madh demokratësh i fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu sot para Kongresit amerikan do të nxjerrë në pah pakënaqësinë e thellë tek disa në parti me mënyrën se si ai po udhëheq luftën kundër Hamasit, publikoi "Njujork tajms".

Pritet që tensionet të jenë aq të larta sa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Majk Xhonson ka kërcënuar se do të arrestojë secilin që do të shkaktojë trazira në sallë ose në galerinë e mysafirëve.

Vizita e Netanjahut do të theksojë hendekun në Kongres, veçanërisht midis demokratëve, në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në një kohë kur partia po përpiqet të mblidhet rreth Kamala Harrisit, e cila po shfaqet si kandidatja presidenciale demokrate, bënë të ditur "Njujork tajms".

Zëvendëspresidentja Kamala Harris nuk do të marrë pjesë në fjalimin e përbashkët të kryeministrit Benjamin Netanjahu në Kongres që pritet sot. rq/ fc/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR