• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kamala Haris votoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA: Vota ime tashmë po shkon në Kaliforni

Kamala Haris votoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA: Vota ime tashmë po shkon në Kaliforni

Uashington, 4 nëntor 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidate demokratike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Kamala Haris sot u tha gazetarëve se ka votuar në zgjedhjet, kështu që së fundmi e plotësoi fletëvotimin dhe e dërgoi në Kaliforni, ku është e regjistruar si votuese.

"Në fakt sapo plotësova fletëvotimin tim dhe e dërgova me postë. Kështu që votova", u tha Harisi gazetarëve në Detroit, publikoi Si-En-En.

Në pyetjen nëse fletëvotimi është kthyer, ajo tha se fletëvotimi i saj është rrugës për në Kaliforni dhe se i beson sistemit se atje do të arrijë.

"Vota juaj është fuqia juaj", thekson ajo në platformën X, duke përkujtuar se zgjedhjet do të mbahen më 5 nëntor. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR