• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kamala Haris udhëton drejt Ganës, pikëndalesa e parë në trunen e saj afrikan

Kamala Haris udhëton drejt Ganës, pikëndalesa e parë në trunen e saj afrikan

Akra, 27 mars 2023 (MIA) - Nënpresidentja amerikane, Kamala Haris, mbrëmë mbërriti në Ganë, ndalesa e parë e turneut të saj në tre vendet afrikane, në të cilin ka për qëllim t'i përforcojë lidhjet diplomatike midis Uashingtonit dhe Kontinentit afrikan.

Udhëtimi i saj në Gana, Tanzani dhe Zambi, që përfundon më 2 prill, vjen pas samitit të dhjetorit SHBA-Afrika në Uashington, ku presidenti Xho Bajden premtoi partneritet gjithëpërfshirës me Afrikën ndërsa SHBA-ja po përpiqet ta përforcojë praninë e saj në kontinent për shkak të ndikimit në rritje të Kinës dhe Rusisë.

Kamala Haris, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Dagllas Emhof, u prit në aeroportin në Akra nga nënpresidenti i Ganës, Manmudu Bavumia.

"Me padurim presim ta shndërrojmë këtë udhëtim në një afirmim të ri të miqësisë së vazhdueshme dhe të rëndësishme midis popullit amerikan dhe atyre që jetojnë në kontinentin afrikan", tha Haris.

"Kemi pritshmëri të mëdha lidhur me të ardhmen e Afrikës dhe ndikimit të saj mbi pjesën tjetër të botës, duke e përfshirë edhe SHBA-në", shtoi ajo pas arritjes së saj.

Gjatë vizitës, nënpresidentja amerikane duhet të flasë për krizën me ndryshimet klimatike, për përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe për rritjen e investimeve në kontinent.

QËNDRONI TË LIDHUR