• e martë, 26 nëntor 2024

Kamala Haris: SHBA-ja e shqetësuar për mbështetjen kineze për Rusinë

Kamala Haris: SHBA-ja e shqetësuar për mbështetjen kineze për Rusinë

 Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - SHBA-ja  është e  shqetësuara për mbështetjen e vazhdueshme të Kinës për Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa Uashingtoni vazhdon ta paralajmërojë Pekinin për mbështetjen ndaj Moskës, deklaroi sot në Munih nënpresidentja amerikane Kamala Haris.

Siç lajmëroi raportuesi MIA-s nga Munihu, Haris, duke folur në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Munih, në panelin kushtuar temës "SHBA-ja në botë", theksoi se këtu duhet të përmenden edhe shtetet si Koreja e Veriut dhe Irani, të cilat dërgojnë armë në mbështetje të luftës brutale të Rusisë.

 "Gjithashtu jemi   të shqetësuar se Pekini ka thelluar marrëdhëniet me Moskën që nga fillimi i luftës", tha Harisi.

 Ajo duke folur për interesat strategjike, përmendi se asnjë komb nuk është i sigurt nëse një vend mund ta kërcënojë sovranitetin e një tjetri.

Lidhur me rregullat dhe normat ndërkombëtare, Harisi deklaroi se përgjigja e aleatëve perëndimorë ndaj luftës së Rusisë është një reflektim i themeleve mbi të cilat janë ndërtuar shtetet. 

 Një diplomat i lartë kinez këtë muaj  do të vizitojë Rusinë, lajmëroi paraprakisht Si-En-En-i   që do të jetë vizita e parë e një përfaqësuesi  kinez që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë. ar/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR