• e premte, 05 dhjetor 2025

Kallas: Të gjitha opsionet mbeten në tryezë nëse Izraeli nuk i përbushë premtimet rreth Gazës

Kallas: Të gjitha opsionet mbeten në tryezë nëse Izraeli nuk i përbushë premtimet rreth Gazës

Bruksel, 22 korrik 2025 (MIA) - Vrasja e civilëve të cilëve u nevojitet ndihmë në Gazë është e papranueshme, porositi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, në një postim në Iks.

"Të gjitha opsionet mbeten në tryezë nëse Izraeli nuk i përmbush premtimet e tij", theksoi Kallas. 

Ajo informoi se sot ka biseduar me ministrin izraelit të Punëve të Jashtme, Gideon Sar, me qëllim, siç theksoi, t’ia kujtojë marrëveshjen midis BE-së dhe Izraelit për shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gazë.

"E kam bërë të qartë se Izraeli duhet të ndalojë të vrasë njerëz në qendrat e shpërndarjes", shtoi Kallas në postim.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe politikë të Sigurisë, Anuar Al Anuni, në konferencën e sotme për mediat në KE, porositi se BE-ja dënon sulmet ndaj qendrave të shpërndarjes së ndihmës humanitare nga ana e forcave izraelite gjatë fundjavës së kaluar.

"I bëjmë thirrje Izraelit të zbatojë detyrimet e tij pa vonesa të mëtejshme. Për hir të së vërtetës, Izraeli ka përmbushur disa detyrime, por duhet bërë shumë më tepër", theksoi Al Anuni.

Ai shtoi se është në vijim zbatimi i marrëveshjes së arritur midis BE-së dhe Izraelit dhe se Kallas në çdo dy javë do t’i informojë vendet anëtare për përparimin ose mangësitë në zbatimin e Marrëveshjes, pas së cilës ministrat e Punëve të Jashtme të Unionit në takimin e tyre jozyrtar nga fundi i muajit gusht do të diskutojnë për hapat e ardhshëm.

Në pyetjen nëse e konsideron se është shumë gjatë periudha, nga tani deri në fund të gushtit, për ndërmarrjen e masave, Al Anuar u përgjigj se BE-ja vazhdimisht kryen presion mbi Izraelin për zbatimin e marrëveshjes së arritur dhe se kanalet e komunikimit janë të hapura. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR