• e diel, 22 dhjetor 2024

Kallas: Të drejtat e njeriut janë garanci e barazisë, demokracisë, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Kallas: Të drejtat e njeriut janë garanci e barazisë, demokracisë, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Bruksel, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Të drejtat e njeriut janë një garanci universale ligjore, morale dhe aktive për njerëzimin dhe janë thelbësore për dinjitetin njerëzor, barazinë, demokracinë, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Paqja dhe prosperiteti, si dhe arritja e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, shkojnë dorë më dorë me respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut, theksohet në mesazhin e Përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas me rastin e Ditës së të drejtave të njeriut - 10 Dhjetor.

"Në Ditën e të drejtave të njeriut, Bashkimi Evropian e konfirmon angazhimin e tij të palëkundur për respektimin, mbrojtjen dhe përmbushjen universale të të drejtave të njeriut për të gjithë dhe kudo. Motoja e këtij viti, "Të drejtat tona, e ardhmja jonë, pikërisht tani", thekson nevojën për të mbrojtur të drejtat dhe liritë për një të ardhme të drejtë, elastike dhe të qëndrueshme – duke mos lënë askënd në një anë", theksohet në mesazh.

Kallas potencoi se tani, më shumë se kurrë, po përballemi me konflikte të armatosura, kriza humanitare, katastrofa klimatike, pandëshkueshmëri, pabarazi në rritje dhe në shumë vende ekziston pabarazi gjinore e vazhdueshme.

"Përparësia ndërkombëtare e bazuar në rregulla, me të drejtat e njeriut në thelb, mbetet i pandryshueshëm. Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, në Sudan dhe më gjërë kanë pasoja të tmerrshme për gëzimin e të drejtave të njeriut të popullatës civile, e cila prek veçanërisht gratë dhe fëmijët", shtoi Kalas.

Ajo potencoi se paqja nuk është vetëm mungesa e luftës, por kërkon punë të përditshme, përkushtim të vazhdueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazi, drejtësi dhe demokraci, si dhe luftë kundër diskriminimit.

"Të drejtat e njeriut janë të zbatueshme kudo dhe në çdo kohë, duke përfshirë edhe gjatë konfliktit apo krizës. Ndryshimi i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm përmes një përkushtimi të palodhshëm ndaj të drejtave të njeriut, bashkëpunimit midis aktorëve globalë, përforcimin e të rinjve si agjentë të ndryshimit dhe mbështetjes praktike për t'i mundësuar çdo individi të realizojë të drejtat e tij. BE-ja mbështet fuqimisht mbrojtësit e të drejtave të njeriut, shoqërinë civile, gazetarët dhe punonjësit e medias, si dhe të gjithë ata që bëjnë thirrje për paqe, të vërtetë, drejtësi dhe përgjegjësi", thekson përfaqësuesja e lartë e BE-së. rq/

Foto: KB

 

QËNDRONI TË LIDHUR