Kallas, pas takimit me Vuçiqin dhe Kurtin, e përshëndeti gatishmërinë për bashkëpunim lidhur me sulmin në kanalin Ibër - Lepenc
- – Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Kaja Kallas sot, pas takimeve të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Bruksel, njoftoi se e ka përshëndetur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë në zbulimin e autorëve të, siç tha, sulmit terrorist, në të cilin ishte dëmtuar kanali Ibër – Lepenc, në afërsi të Zubin Potokut.
- Post By Fitore Curri
- 18:27, 3 dhjetor, 2024
Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) – Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Kaja Kallas sot, pas takimeve të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Bruksel, njoftoi se e ka përshëndetur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë në zbulimin e autorëve të, siç tha, sulmit terrorist, në të cilin ishte dëmtuar kanali Ibër – Lepenc, në afërsi të Zubin Potokut.
Në një publikim në rrjetin social X, Kallas theksoi se autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë.
“Sot u takova me Kurtin dhe Vuçiqin. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. E përshëndeta gatishmërinë për bashkëpunim të plotë pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kallas. fc/