Kallas për sulmin e dronëve rusë në Poloni: Akt që rrezikon sigurinë e BE-së, stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare
- Bashkimi Evropian e dënon ashpër shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të një vendi anëtar nga ana e dronëve rusë, që ndodhi më 10 shtator, thuhet në deklaratën zyrtare me shkrim të përfaqësueses së lartë të BE-së për punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas drejtuar në emër të bllokut për shkak të sulmit të dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.
Bruksel, 11 shtator 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian e dënon ashpër shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të një vendi anëtar nga ana e dronëve rusë, që ndodhi më 10 shtator, thuhet në deklaratën zyrtare me shkrim të përfaqësueses së lartë të BE-së për punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas drejtuar në emër të bllokut për shkak të sulmit të dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.
"Ky akt agresiv dhe i papërgjegjshëm është pjesë e një përshkallëzimi serioz të situatave nga ana e Rusisë. Ai e rrezikon sigurinë e qytetarëve të BE-së, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare", thuhet më tej në deklaratën në lidhje me, siç thuhet, "shkeljen e paprovokuar të hapësirës ajrore të BE-së nga ana e Rusisë".
Sipas Kallas, ky rast vetëm e forcon vendosmërinë e BE-së për ta mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj në mbrojtjen ndaj Rusisë dhe në përpjekjet e tyre drejtë një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të përhershme.
Kallas thekson gjithashtu se sulmi i dronëve rusë mbi territorin e Polonisë është i fundit në një seri shkeljesh të hapësirës ajrore sovrane të vendeve anëtare të BE-së që nga viti 2022.
"Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe vazhdojmë t'i ofrojmë mbështetjen që i nevojitet mbrojtjen e kufirit të saj lindor. Me autoritetet polake jemi në kontakt të vazhdueshëm", thuhet në deklaratën e Kallas. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s