• e diel, 15 mars 2026

Kallas: Për shkak të kundërshtimit nga Hungaria, BE-ja nuk miratoi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe nuk miratoi hua për Ukrainën

Kallas: Për shkak të kundërshtimit nga Hungaria, BE-ja nuk miratoi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe nuk miratoi hua për Ukrainën

Bruksel, 23 shkurt 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian sot nuk arriti ta miratojë pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë, as nuk miratoi hua më të madhe për Ukrainën për shkak të kundërshtimit të Hungarisë, deklaroi sot përfaqësuesja e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.

"Për fat të keq nuk arritëm marrëveshje për paketën e 20-të të sanksioneve. Ky është një hap prapa dhe porosi që sot nuk dëshiruam ta dërgojmë", tha Kallas pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së.

Ata sot tentuan të arrijnë marrëveshje për paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për hua më të madhe për Ukrainën, por nuk arritën të marrin përkrahje nga Hungaria.

Budapesti gjatë fundjavës u kërcënua se do ta bllokojë vendimin për sanksione ndaj Rusisë dhe huanë prej 90 miliardë euro për Ukrainën, për çka paraprakisht u pajtua.

Hungaria njoftoi se nuk do ta ndryshojë qëndrimin derisa nuk ripërtërihet dërgesa e naftës ruse përmes Ukrainës, respektivisht përmes naftëpërçuesit "Druzhba", i cili u dëmtua në janar gjatë një sulmi rus. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR