Kallas: Nesër pritet vendim për krijimin e tribunalit special për Ukrainën
- Post By Fitore Curri
- 19:09, 8 maj, 2025

Varshavë, 8 maj 2025 (MIA) – Ukraina dhe vendet të cilat e mbështesin atë nesër do të marrin vendim për krijimin e tribunalit special për gjykim të “krimeve të agresionit” rus, deklaroi sot shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.
Ky vendim politik do të merret nesër në Lviv, në perëndim të Ukrainës, gjatë kohës së vizitës së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në moment kur Rusia do ta festojë në Moskë fitoren mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945, theksojnë mediat perëndimore. fc/
Foto: Arkivi