Kallas: Ndenja ime është se vendet-anëtare nuk janë të gatshme të ofrojnë datë konkrete për anëtarësim të Ukrainës në BE
- Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, deklaroi se nuk mendon se vendet-anëtare janë të gatshme t'i japin Ukrainës datë konkrete për anëtarësim.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:09, 15 shkurt, 2026
Munih,15 shkurt 2026 (MIA) - Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, deklaroi se nuk mendon se vendet-anëtare janë të gatshme t'i japin Ukrainës datë konkrete për anëtarësim.
"Ndjenja ime është se vendet-anëtare nuk janë të gatshme të japin një datë konkrete", deklaroi Kallas në panel-diskutimin në Konferencën e Munihut të sigurisë.
"ka shumë punë që duhet bërë, ndërkaq më pas (prioriteti) dhe nevoja urgjente është të ndërmerret aksion dhe të tregohet se Ukraina është pjesë e Evropës", shtoi ajo. ab/