Kallas: Moska e shfrytëzon armëpushimin me rastin e Pashkëve për fitimin e kohës
- Moska me armëpushimin e shpallur me rastin e Pashkëve, tentoi vetëm të fitojë kohë, pa armëpushim të vërtetë, vlerësoi shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas në intervistë për Frans Presin, transmeton BTA.
- Post By Besnik Shuki
- 19:05, 22 prill, 2025

Bruksel, 22 prill 2025 (MIA) - Moska me armëpushimin e shpallur me rastin e Pashkëve, tentoi vetëm të fitojë kohë, pa armëpushim të vërtetë, vlerësoi shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas në intervistë për Frans Presin, transmeton BTA.
"Ata nuk e kanë respektuar armëpushimin. Qartë është se Rusia luan vetëm lojëra, dëshiron të fitojë kohë dhe nuk dëshiron paqe të vërtetë", tha Kallas.
Ajo theksoi se SHBA-ja ka mjete për të kryer presion të vërtetë ndaj Rusisë në negociatat.
"Pse nuk i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që me të vërtetë ta përfundojnë këtë luftë?", pyet Kallas. bsh/
Foto: Arkiv