• e enjte, 12 dhjetor 2024

Kallas: Misionet e BE-së nuk do të mbyllen edhe krahas mungesës së mjeteve

Kallas: Misionet e BE-së nuk do të mbyllen edhe krahas mungesës së mjeteve

Bruksel, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Shërbimi diplomatik evropian po ballafaqohet me mungesë të mjeteve, edhe pse obligimet dhe detyrat vazhdimisht po rriten, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, para Komisionit për kontroll buxhetor të Parlamentit Evropian.

Kallas tha se do të angazhohet që asnjë mision i BE-së në botë të mos mbyllet. "Bota ka më shumë nevojë për më shumë Evropë, e jo më pak", tha ajo.

Kallas paralajmëroi se disa misione nuk i plotësojnë standardet për siguri, që paraqet rrezik për nëpunësit evropianë, duke shtuar se kjo është e papranueshme.

Ajo sqaroi se çmimet në vitin 2003 janë rritur për rreth 20 për qind, ndërsa buxheti për misione u zvogëlua për 40 për qind, ndërsa mjetet për nëpunësit janë rritur vetëm për dy për qind. BE-ja ka 145 delegacione në mbi 130 vende, me gjithsej 5.300 të punësuar.

"Edhe krahas mungesës në buxhet prej 34 milionë eurove për vitin e ardhshëm, do të vazhdojmë me masa të ashpra për kursim dhe do të punoj për t'u siguruar se asnjë mision diplomatik nuk do të mbyllet", shtoi Kallas. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR