• e hënë, 16 shkurt 2026

Kallas i hodhi poshtë pohimet e SHBA-së se Evropa po ballafaqohet me fshirje civilizuese

Kallas i hodhi poshtë pohimet e SHBA-së se Evropa po ballafaqohet me fshirje civilizuese

Munih, 15 shkurt 2026 (MIA) - Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas e ka hedhur posht idenë se Evropa po ballafaqohet me "fshirje civilizuese", të cilën e parashtroi administrata e presidenti të SHBA-së, Donald Tramp.

Kallas e deklaroi këtë gjatë Konferencës së sigurisë në Munih, një ditë pasi sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio ka dërguar porosi inkurajuese deri te aleatët evropianë.

Ajo aludoi në kritikat në Strategjinë për siguri kombëtare të SHBA-së, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, ku thuhet se ngecja ekonomike në Evropë ishte "në hije të perspektivës reale dhe më serioze për shkatërrim civilizues".

Sugjerohet se Evropa po dobësohej nga politikat e saj të imigracionit, rënia e shkallës së natalitetit, "censura e fjalës së lirë dhe shtypja e opozitës politike, si dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit".

"Ndryshe nga ajo që thonë disa... Evropa nuk po përballet me shkatërrim civilizues", tha Kallas në konferencë. Ajo shtoi se "në fakt, njerëzit ende duan të bashkohen me klubin tonë, jo vetëm bashkëqytetarët tanë evropianë". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR