• e premte, 05 dhjetor 2025

Kallas: BE-ja këtë vit do t'i sigurojë Ukrainës 25 miliardë euro mbështetje

Kallas: BE-ja këtë vit do t'i sigurojë Ukrainës 25 miliardë euro mbështetje

Bruksel, 9 shtator 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian këtë vit do ta sigurojë mbështetjen deri më tani më të madhe për Ukrainën në shumëprej 25 miliardë eurove, deklaroi sot shefja evropiane për politikë të jashtme, Kaja Kallas, para Parlamentit evropian.

"Përpjekjet ndërkombëtare për përfundim të luftës në Ukrainë po rriten në muajt e fundit, por përgjigja e Rusisë është akoma agresioni. Putin nuk tregoi interes për arritje të paqes dhe nuk do ta ndalë luftën gjithnjë derisa nuk do të jetë i detyruar", tha Kallas në mbledhjen e parë të sezonit të ri parlamentar.

Ajo theksoi se prej fillimit të invazionit të plotë ndaj Ukrainës në vitin 2022 BE-ja deri më tani ka siguruar pothuajse 169 miliardë euro mbështetje financiare.

"Kjo përfshin mbi 63 miliardë euro ndihmë ushtarake. Vetëm këtë vit, BE-ja siguroi mbështetjen më të madhe deri më tani - 25 miliardë euro", theksoi Kallas.

"Qëllimi për sigurimin e dy milionë copëve municion në vit është përmbushur me 80 për qind, ndërkaq presim deri në tetor të përmushet njëqind për qind. Tërë këtë e bëjmë në mënyrë që Ukraina ta mbrojë veten dhe qytetarët e vet nga agresioni", tha Kallas.

Ajo, gjithashtu, përkujtoi se BE-ja deri më tnai ka vendosur 18 pako sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës, ndërkaq në përgatitje është edhe pakoja e 19-të. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR