Kallas: BE-ja kërkon përgjegjësi dhe ndëshkim për përgjegjësit e dhunës së fundit në Siri
- Bashkimi Evropian ashpër e dënoi dhunën që ndodhi javën e kaluar, duke shkaktuar qindra viktima në jug të Sirisë, ndërsa veçanërisht sulmet ndaj civilëve për të cilët thuhet se janë kryer nga disa grupe të armatosura, porositi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:00, 24 korrik, 2025
Bruksel, 24 korrik 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian ashpër e dënoi dhunën që ndodhi javën e kaluar, duke shkaktuar qindra viktima në jug të Sirisë, ndërsa veçanërisht sulmet ndaj civilëve për të cilët thuhet se janë kryer nga disa grupe të armatosura, porositi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.
"Bëjmë thirrje një hetim transparent, të besueshëm dhe të paanshëm dhe të mbajë përgjegjës autorët e shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të të drejtave të njeriut dhe t'i sjellë ata para drejtësisë", theksoi Kallas në deklaratën me shkrim lidhur me eskalimin e fundit të dhunës në Siri.
Kallas porositi se duhet të respektohet në tërësi armëpushimi i arritur dhe prandaj BE-ja bën thirrje që të gjitha palët të ndalin menjëherë aktet e dhunës, të garantojnë sigurinë e civilëve pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike ose fetare, të ruajnë infrastrukturën civile, përfshirë objektet fetare, dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar çdo nxitje të mëtejshme të dhunës dhe ndarjeve sektare.
Ajo tutje thekson se BE-ja u bën thirrje të gjitha aktorëve të jashtëm, pa përjashtim, të respektojnë plotësisht unitetin, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, dhe dënon të gjitha veprimet e njëanshme ushtarake dhe praninë e tyre, si dhe përpjekjet për të minuar stabilitetin e Sirisë dhe perspektivat e një tranzicioni paqësor, përfshirë edhe përmes manipulimeve dhe përhapjes së dezinformatave nga jashtë.
Kallas thekson edhe se BE-ja është ende e gatshme të ndihmojë në këto përpjekje dhe përsëriti mbështetjen e saj për një tranzicion paqësor dhe gjithëpërfshirës që do ta realizojnë vetë sirianët. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s