Kallas: BE shpreson se partnerët ndërkombëtar do ta ndjekin shembullin e rritjes së presionit ndaj Moskës
- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas ka thënë sot se partnerët ndërkombëtar do ta ndjekin shembullin e Evropës dhe do ta rrisin presionin ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:14, 26 maj, 2025
Bruksel, 26 maj 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas ka thënë sot se partnerët ndërkombëtar do ta ndjekin shembullin e Evropës dhe do ta rrisin presionin ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
"Sulmet ndaj Kievit janë të tmerrshme, Rusia qartë po e rritë presionin ndaj Ukrainës", tha Kallas para fillimit të seancës së sotme të Këshillit të BE-së për punë të jashtme në Bruksel. "Nga ne varet të ushtrojmë presion ndaj Rusisë që edhe Moska ta dëshirojë paqen", shtoi ajo.
"BE-ja është e gatshme të rrisë presionin kundër Rusisë, shpresojmë që edhe partnerët e tjerë ndërkombëtar ta ndjekin këtë", tha Kallas.
Javën e kaluar ajo njoftoi se BE-ja ka miratuar sanksione të reja për palën ruse dhe po përgatit masa shtesë të cilat do të përfshijnë uljen e kufirit maksimal të çmimit për naftën ruse në tregjet ndërkombëtare dhe kufizime për zhvillimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore.
Presidenti amerikan Donald Tramp më herët drejtoi kritika të ashpra ndaj homologut të tij rus, Vlladimir Putin për shkak të bombardimeve ndaj Ukrainës gjatë ditëve të fundit, duke shkruar se Putini është “çmendur”, “pa nevojë po vret shumë njerëz” dhe se “raketa e dronë po lëshohen drejt qyteteve në Ukrainë pa asnjë arsye”. qa/
Foto: Kalas në X skrinshot