• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kallëzim penal kundër një 26-vjeçari për hedhje të "koktejeve molotovi" ndaj policisë para Kuvendit

Kallëzim penal kundër një 26-vjeçari për hedhje të
Shkup, 11 korrik 2022 (MIA) - Njësia për krim të dhunshëm - Sektori për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup në Prokurorinë themelore publike Shkup parashtroi kallëzim penal pas procedurës së shpejtë kundër A.F.(26) nga Shkupi, i dyshuar për dy vepra të kryera penale - "pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale" dhe "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". "Më 5 korrik, rreth orës 21:00, gjatë mbajtjes së tubimit të paparalajmëruar të qytetarëve, organizuar përmes rrjeteve sociale, A.F. së bashku me tashmë të arrestuarin J.S., i cili me kallëzim penal po vuan edhe masën e paraburgimit, ka filluar të përgatisë "kokteje molotovi" dhe t'i hedhë ato ndaj nëpunësve policorë dhe ndaj objektit të Kuvendit të RMV-së. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nëpunësve policorë nga Njësia për polici intervenuese, në koordinim me Agjencinë për siguri nacionale (ASN), A.F. është privuar nga liria, janë siguruar të gjitha dëshmitë kundër tij dhe në koordinim me PTHP Shkup ai është nxjerrë para Prokurorit publik për procedurë të mëtutjeshme", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR