Kalimi i fshehtë në Koloseum i emërtuar sipas perandorit Komodus, për herë të parë hapet për publikun
- Dikur kalim i fshtehtë në Koloseumin e Romës, i emërtuar sipas perandorit romak Komodus i cili ka sunduar në shekullin e dytë, është hapur për herë të parë për publikun.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:47, 9 tetor, 2025
Romë, 9 tetor 2025 (MIA) - Dikur kalim i fshtehtë në Koloseumin e Romës, i emërtuar sipas perandorit romak Komodus i cili ka sunduar në shekullin e dytë, është hapur për herë të parë për publikun.
Kalimi i Komodusit u mundësonte perandorëve të hynin në arenë dhe të ndiqnin luftërat e gladiatorëve dhe spektakle të tjera pa u përzier me "njerëzit e zakonshëm", të ashtuquajturit shtetasit e tyre. Besohet se kjo rrugë sekrete është hapur nëpër themelet e Koloseumit në shekullin e 2-të, si shtesë e dizajnit fillestar. Koloseumi u hap në vitin 80-të të erës sonë. Arkeologia Barbara Nazaro deklaroi se kalimi tani është hapur për publikun për herë të parë

"Vizitorët do të mund të shkojnë në të njëjtën rrugë në të cilën ka ecur dikur vetë perandori. Korridori u zbulua në shekullin e 19-të dhe më pas u emërua sipas Komodusit, pasi kronikat historike tregojnë se ai i kishte mbijetuar një përpjekjeje për atentat në atë kalim nëntokësor. Ishte shumë e lehtë të vendosej lidhja", tha Nazaro, e cila ka mbikëqyrur restaurimin e kalimit para hapjes për publikun.
Kalimi dikur kishte mure prej mermeri, të cilët tani janë zëvendësuar me gips të zbukuruar me peizazhe, thuhet në njoftimin e Parkut Arkeologjik Italian të Koloseumit. Gjithashtu, në harqe ka skena me motive mitologjike dhe paraqitje të betejave në arena. Disa gjurmë nga dekorimet janë ruajtur, por kushtet shumë të lagështa në kalimin nëntokësor e kanë vështirësuar ruajtjen e tyre. Pavarësisht kësaj, siç tha Nazaro, vizitorët do të mund të krijojnë një ide se si dukej kalimi në antikitet, falë rikonstruksionit virtual të paraqitur në video. qa/
Foto: EPA