Kalasi vitin e ardhshëm do ta vizitojë Bosnjë e Hercegovinën
- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, në profilin e saj "X" ka njoftuar se vitin e ardhshëm do ta vizitojë Bosnjë e Hercegovinën.

Bruksel, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, në profilin e saj "X" ka njoftuar se vitin e ardhshëm do ta vizitojë Bosnjë e Hercegovinën.
"Dëshirojmë që Bosnja e Hercegovina të ketë sukses në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE", ka njoftuar Kalas në "X" pas takimit të djeshëm me kryesuesin e Bosnjës, Zhelka Cvjanoviq, me të cilën "ka biseduar për përpjekjet që po bëhen drejt BE-së".
Kalasi në postimin e saj ka shkruar se me padurim pret udhëtimin e saj në Bosnjë vitin e ardhshëm. Ajo nuk ka specifikuar datën e mbërritjes.
Foto: EPA