• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kalas: NATO është garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën

Kalas: NATO është garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën

Uashington, 28 shkurt 2025 (MIA) - NATO e jep garancinë më të mirë të sigurisë për Ukrainën, deklaroi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politik të jashtme dhe siguri, Kaja Kalas, duke kundërshtuar drejtpërdrejtë pozicionin e presidentit amerikan Donald Tramp.

Kalas në Uashington deklaroi se evropianët nuk do të mund të kontribuojnë për marrëveshjen eventuale për Ukrainën nëse nuk ftohen në tryezën negociuese, derisa Trampi drejtpëdrejt do të negociojë me presidentin rus Vëadimir Putin.

"Ombrella NATO" është gjëja e vetme që me të vërtetë funksionon, garancia e vetme e sigurisë që funksionin", deklaroi ish-kryeministrja e Estonisë, e cila është për vizitë në Uashington.

Trampi ka hedhur poshtë çfarëdo lloj mundësie që Ukraina të kyçet në NATO, në çka Moska gjithashtu kundërshton, dhe ka qenë i paqartë për garancitë e sigurisë që SHBA-ja do të ishte e gatshme t'ia ofrojnë Ukrainës në rast të armëpushimit pas pushtimit trevjeçar rus.

Tramp ka aluduar se dëshira e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n është "ndoshta arsyeja pse filloi e gjithë puna" - lufta me Rusinë.

Kalas vlerësoi se "ato akuza janë krejtësisht të gabuara" dhe se është "retorikë ruse që nuk duhet ta besojmë", duke pyetur "pse t'i japim Rusisë atë që dëshiron, mbi atë që ka bërë tashmë, që është sulmi ndaj Ukrainës, aneksimi dhe pushtimi i territorit". mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR